Rihanna një femër me stil, po habit pa grim
Këngëtarja e famshme, Rihanna krahas karriere së suksesshme në muzikë, ajo është edhe një nga femrat më me stil, teksa shpesh herë është pikërisht ajo që sjell trendet e reja të modës.
32 vjeçarja asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjen, e as këtë herë nuk ishte ndryshe, shkruan Indeksonline.

Së fundi këngëtarja nga Barbadosi u fotografua gjersa mbërriti në hotelin Bel-Air të mërkurën.
Rihanna (emri i vërtetë Robyn Fenty) ishte parë e veshur me një pallto të modelit nga xhinset.

Ajo kishte kombinuar veshjen me syzet e diellit të saj blu ndërsa kishte vendosur një zinxhir të trashë prej ari të rreth qafës.
Riri befason me pamjen pa grim, këngëtarja njihet për guximin që ka për të eksperimentuar me dukjen, ndërsa ajo nuk heziton të shfaqet edhe pa make-up.
Këngëtarja kishte flokët e saj të tërhequra ndërsa përfundonte pamjen e saj me një palë vathë të mëdha prej ari.

Ajo më vonë ishte parë duke kaluar mbrëmje me të dashurin, miliarderin Hassan Jameel dhe nënën e saj, Monica Braithwaite.
Treshja u vërejtën duke dalë nga restoranti Santa Monica Mason, i cila ishte hera e parë që çifti u pa në publik së bashku në dy muaj.
Rihanna dhe Jameel kanë pasur paraqitje të rralla në publik që kur filluan romancë në 2017-ën./Indeksonline/