Martohet Albijona, kosovarja që mbante kurorën e “Miss Gjermanisë”
Albijona Muharremaj, vajza që mbante kurorën e Miss Gjermanisë i ka dhënë fund beqarisë.
Në fakt, beqaria për të ka mbaruar që një kohë pasi që bashkëjeton që disa vite me të dashurin e saj, Rexhepin.

Madje, si fryt i bashkëjetesës çifti ka edhe një vajzë, Elean.

Por, dashuria e tyre është kurorëzuar me një dasëm fantastike e cila është mbajtur në Klinë.

Si një nuse përrallore, Albijona e dëshmoi se fakti i të bërit nënë nuk ka ndikuar aspak për të keq në asnjë aspekt në dukje. /Indeksonline/
