75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Capital T sjell detaje të reja nga koncerti recital

Capital T prej kohësh ka nisur përgatitjet për koncertin recital i cili pritet të mbahet në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Me datë 19 shtator, reperi i njohur do të realizoj një nga projektet më të mëdha në karrierën e tij muzikor.

Por, reperi në një postim të bërë së fundi në ‘Instagram’ ka treguar se i gjithë ky projekt nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e ekipi të tij.

“Projekti i jetës time nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit gjithë karrierën me realizu një koncert si Time Capsule. Kemi menduar për gjithçka. Vetëm ulu dhe shijoje”, ka shkruar Kapo në videon e publikuar.

Kujtojmë që edhe ky vit ka qenë ndër më të suksesshmit për reperin.

Ai ka publikuar gjithsej tetë projekte vetëm këtë gjysmë vit, teksa ka zbuluar se është drejt finalizimit të këngëve të reja./Indeksonline/