75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Naftë me cilësi të dobët, bllokohet një pompë derivatesh

Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve në Lipjan, nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi ai dyshohet se ishte ndërruar derivatet me qëllim që mostrat e radhës të dilnin në rregull, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.