Ava Max me veshje interesante paraqitet nga New Yorku
Ajo është një nga këngëtaret e reja që ka nisur të shfaqet në skenën muzikore ndërkombëtare, aq më tepër Ava Max ka prejardhje shqiptare duke u shtuar kështu në listën e këngëtareve shqiptare që po korrin sukses nëpër botë, shkruan Indeksonline.
Ava me këngët e saj si “Sweet but Psycho” apo “So Am I” ka arritur të dëgjohet nga miliona fansa gjithandej nëpër botë.
Këngëtarja gjithashtu ka një stil mjaft të veçantë dhe interesant në paraqitjet e saj publike dhe mënyrën se si vishet.
Së fundmi nga qyteti i New Yorkut ajo është shfaqur mjaft atraktive me një lloj veshje aspak të zakonshme që përkon edhe me mënyrën e performancës së saj. /Indeksonline/
