75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Labinot Ibrahimi, i pranishëm në stërvitje me Prishtinën

Mbrojtësi i njohur Labinot Ibrahimi është ndarë nga Partizanin pas gjashtë vjetësh për të ardhur në Kosovë. Ai është kthyer te Prishtina ku ka luajtur edhe më parë në disa edicione.

Ai sot ka qenë i pranishëm në stadiumin e 2 Korrikut aty ku Prishtina po i zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen me Flamurtarin.

Një ditë më parë ai tregoi se nuk është në dijeni pse ndodhi largimi nga Partizani dhe se për këtë duhet pyetur zyrtarët e skuadrës nga Tirana.