75 Mall Live Search
18:06 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lansohet kampanja e re e Dua Lipës për YSL, këngëtarja shqiptare shfaqet me shqiponjë në klip

Krenaria shqiptare, Dua Lipa së fundi është bërë imazhi i markës së njohur franceze ‘YSL’ .

Kampanja e re përfaqëson lirinë dhe po promovohet me titulli ‘Libre’. Në këtë kampanjë krahas gjuhëve të ndryshme u përfshi edhe gjuha shqipe.

Por, nuk ka përfunduar me kaq, pas klipit të shkurtë reklamues tani është publikuar edhe video e plotë reklamuese.

Duke filluar me  thënjën “I am free”, këngëtarja shqiptare e nis reklamën me një shqiponjë të cilën e mbanë në duar, për të përfaqësuar kështu lirinë.

Ndonëse e rastësishme apo me vetëdije,  shqiponja në rastin e Duas përfaqëson edhe prejardhjen e saj shqiptare, e cila konsiderohet simboli përfaqësues i shqiptarëve.

Kujtojmë që Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira të vendit tonë, ajo me krenari tregon prejardhjen e saj.

Gjatë muajit gusht Dua qëndroj në Prishtinë për të ndjekur nga afër festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/