Barcelona e konfirmon që është afër marrëveshjes për ta lënë Coutinhon në huazim te Bayerni
Ylli brazilian duket se do të transferohet në Gjermani në formë huazimi pasi lojtari nuk po është shumë i dëshiruar në Camp Nou.
Barcelona ka konfirmuar se është afër të nënshkruhet një marrëveshje për ta huazuar Philippe Coutinhon te Bayern Munich, transmeton Indeksonline.
Mesfushori brazilian nuk ka arritur të lërë aq shumë përshtypje që kur u bashkua me kampionët e La Ligës, duke shënuar vetëm 21 gola në 76 paraqitje në të gjitha garat./Indeksonline/.