75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Getinjo tregon muskujt, e quan vetën Bruce Lee

Getinjo i kushton rëndësi të madhe fizikut të tij.

Ndonëse i angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore, ai nuk e lë anash palestrën falë të cilës edhe ka formësuar trupin e tij, shkruan Indeksonline.

E muskujt e barkut ai nuk heziton t’i tregoj edhe me imazhet gjysmë i zhveshur, një fotografi të tillë reperi i njohur e ka publikuar edhe së fundi.

Reperi ferizajas teksa ka treguar muskujt ka krahasuar vetën me legjendën e filmave aksion, Bruce Lee.

“Hala në formë si Bruce Lee”, ishte mbishkrimi që ai la pranë imazhit.

Ndryshe, ‘Daddy’ është projekti i fundit i Getinjos./Indeksonline/