Barcelona zbulon çmimin që duhet ta paguajnë klubet nëse e dëshirojnë transferimin e Vidal
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona do të ishte e gatshme ta linte Arturo Vidalin të largohej në këmbim të 20 milionë euro.
PSG dhe Inter Milan raportohet se kanë qenë të interesuara për Vidal pasi Antonio Conte do të dëshironte të ribashkohej me yllin kilian, transmeton Indeksonline.
Vidal u la jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të La Ligës, kundër Athletic Bilbao.
Mbetet për tu parë nëse Nerazzurrët mund ta përmbushin çmimin e kërkuar prej 20 milionë eurosh, apo nëse ata mund t’i bindin për ta marrë Vidalin në formë të huazimit./Indeksonline/.