75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo është përgjigja e Gjyste Vulajt pasi i propozuan për lidhje serioze

Këngëtarja Gjyste Vulaj është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur ajo komentohet pozitivisht e komplimentohet nga fansat për paraqitjet e saj skenike apo ato në përditshmëri.

Mirëpo një mesazh i arritur në Instagramin e saj së fundmi, e ka bërë për të qeshur këngëtaren shqiptare nga Mali i Zi.

Bëhet fjalë për një person anonim, i cili i shkruante asaj nëse ishte e interesuar për “lidhje serioze”.

Ndërkohë, e njëjta i është kundërpërgjigjur duke thënë se ka tashmë një lidhje serioze prej 26 vitesh, ajo ajo është me bashkëshortin e saj, Sokol Vulajn.

“Çfarë nuk sheh njeriu në rrjetet sociale? Lidhej serioze!!”, ka shkruar Vulaj në mesazhin e ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.