Juventus i gatshëm të marrë në konsideratë çdo ofertë për Emre Can
Sipas Corriere dello Sport, Juventusi është i gatshëm të marrë në konsideratë çdo ofertë për Emre Can.
Mesfushori 25-vjeçar ka qenë me Juventusin për një sezon, pasi arriti nga Anglia sezonin e kaluar në një transferim të lirë, transmeton Indeksonline.
Ai më parë kaloi katër vite të suksesshëme në Liverpool dhe la përshtypje në Premier League, por kurrë nuk u vendos plotësisht në Torino.
Lojtari sezonin e kaluar kishte 29 paraqitje në ligë për Bianconerët, por nuk ka arritur të bindë trajnerin e ri Maurizio Sarri./Indeksonline/.