75 Mall Live Search
20:41 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ajax po fiton edhe pa yjet që iu larguan

Ajax ka shënuar fitore bindëse ndaj Venlos në xhiron e tretë të Eredivisie me rezultat 1:4.

Ziyech ishte ai që e hapi serinë e golave për kampionët e Holandës në minutën e 44-të, falë asistimit të Tadic.

Ky i fundit ishte protagonist në golin e dytë duke realizuar nga pika e bardhë për epërsinë pre 0:2 në minutën e 49-të.

Për epërsinë e trefishtë u përkujdes qendërsulmuesi Huntelaar në të 66-tën, i cili u asistua nga argjentinasi Tagliafico.

David Neres mbylli llogarinë për Ajaxin në minutën e 76-të me asistimin e van de Beek.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Linthorst 1 minut para fundit.

Me këtë fitore Ajax mbledh 7 pikë nga tri ndeshje ku e ka një barazim e dy fitore, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Venlo ngel në pozitën e 11-të me gjithsej 3 pikë/Indeksonline/