75 Mall Live Search
20:57 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Komandanti i njohur largohet nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

Një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së në Gjilan, Isa Agushi, i njohur si komandant Dardan, ka aderuar në PDK.

Përveç tij, në PDK, ka aderuar edhe Sabedin Sinani nga AAK, shkruan Indeksonline.

Pjesëmarrës gjatë aderimit ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Isa Agushi është Këshilltar Komunal nga radhët LDK-së./Indeksonline/