75 Mall Live Search
22:27 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një person nga SHBA-ja, e sulmon me armë personin që ia ngacmoi të dashurën

Një video po shpërndahet në rrjete sociale, ku shihet se si një person në qytetin Houston të SHBA-së, sulmon disa të tjerë në një pompë benzine pasi që person ia ngacmoi të dashurën.

Policia ende është në kërkim të sulmuesit, i cili u pa teksa largohet shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetuesisë, i dyshuari dhe e dashura e tij ishin duke ecur në një pompë benzine gjatë orës 11:00, ndërkohë që dy persona të tjerë e kishin ngacmuar vajzën.

I dashuri i cili i veshur në rroba të zeza, së pari ishte kapur në mënyrë verbale me të tjerët, ndërsa gjatë argumentit ai futet në makinë dhe e nxjerr armën e tij me të cilën edhe i gjuan ata.