75 Mall Live Search
08:56 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

10,000 të pastrehë pas zjarrit që e rrënoi lagjen në Bangladesh

Të paktën 10,000 njerëz janë të pastrehë pas një zjarri masiv që përfshiu një lagje në kryeqytetin e Bangladeshit.

Zjarri shpërtheu në lagjen Mirpur të Dhakës të premten vonë dhe shkatërroi rreth 2,000 kasolle, i tha zyrtari i shërbimeve të zjarrit Ershad Hossain AFP-së.

Autoritetet e morën zjarrin nën kontroll dhe askush nuk u vra, megjithëse disa njerëz patën plagë të lehta, thanë zjarrfikësit, transmeton Indeksonline.

Rreth 10,000 njerëz janë strehuar në kampe në shkollat ​pranë, sipas Hossain.

Atyre po u sigurohet ushqim, ujë, tualete dhe energji elektrike. Ekspertët thonë se zjarret janë të shpeshta në Dhaka për shkak të masave të dobëta të sigurisë./Indeksonline/