75 Mall Live Search
09:25 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lojtari i Norwich prin në listën e golashënuesve pas dy xhirove

Ekipi i promovuar këtë vit në Premierligë, Norwich City ka arritur ta mposht dje Newcastle me rezultat 3:1.

Pukki shënoi hetrik për t’i dhënë klubit të tij pikët e para në Premierligë.

Pas dy javëve, Pukki prin në listën e golashënuesve të ligës me gjithsej 4, duke përfshirë edhe golin që e ka shënuar ndaj Liverpool në javën e parë, shkruan Indeksonline.

Gola të njëjtë ka shënuar edhe Sterling i Cityt, ndërsa Barnes i Burnleyt është i treti me tre gola./Indeksonline/