Eriksen pritet ta refuzojë kontratën e re me Tottenham
Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen ka të ngjarë të refuzojë një kontratë të re nga klubi i tij aktual, sipas Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
Reprezentuesi danez tani është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Londrën e Veriut dhe është lidhur shumë me një transferim te gjigantët spanjollë Real Madrid dhe kampionët italianë Juventus.
Sidoqoftë, asnjë nga klubet nuk bëri një qasje zyrtare për 27-vjeçarin dhe sipas zhvillimit të ri, ish-mesfushori i Ajax është vendosur të refuzojë një ofertë të re prej 11 milionë eurosh në sezon në mënyrë që të lërë Spurs në një transferim falas verën e ardhshme./Indeksonline/