Endrit Shala tregon nëse Dardan Gashi do të aderojë në NISMA
Sot është folur në media se Dardan Gashi do të aderojë në Nismën Socialdemokrate. Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Endrit Shalën.
Ai e ka mohuar këtë duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre zërave.
“Nuk është lajm i vërtetë. Nuk ka patur asgjë rreth kësaj mundësie”, ka thënë Shala për Indeksonline. Zëvendëskryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi ishte bartës i listës “Rugova” të’së cilës ende nuk i dihet fati dhe statusi i saj./Indeksonline/