Detaje nga aksidenti fatal në Suharekë, shoferja humb kontrollin nga pakujdesia
Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në Suharekë rreth orës 10 në mëngjes.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e djeshëm, ku mbeti e vdekur një grua. Sipas policisë aksidentin e ka shkaktuar e dyshuara, grua shtetase e huaj, e cila derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia kishte humbur kontrollin duke përfunduar në mbrojtëset e rrugës.
Përveç viktimës, lëndime kanë marrë edhe katër persona të tjerë.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, të gjitha shqiptare, shtetase të huaja, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.