Batatina tregon se kush është zëvendësuesi i Alidemës te Llapi
Skuadra e Llapit e ka nisur mirë edicionin e ri në Ipko Superligë.
Në fundjavë, Llapi fitoi 4-1 ndaj Vushtrrisë edhe pse ishte në disavantazh.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina i ftuar në emisionin “90 plus”, ka zbuluar se transferimi i Mërgim Pefqelit te skuadra e tij ka mbuluar mungesën e ish-yllit të skuadrës Festim Alidema.
“Mërgim Pefqeli është një super lojtar që e ka mbuluar vakumin që i kam bërë ligjet me Festimin”.
“Nuk po vërehet mungesa e Festimit pas ardhjes së Pefqelit”, tha Batatina.
Ndryshe Alidema është transferuar në Kroaci te Slaven Belupo.