75 Mall Live Search
21:47 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nuk ka takime mes LDK-së dhe VV-së gjatë kësaj jave

Takimet mes LDK-së me partitë tjera, sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë të shpeshta kohët e fundit.

Ka pasur zëra dhe deklarata se mund të kemi një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, shkruan Indeksonline.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e LDK-së Besian Mustafën se a pritet të ketë ndonjë takim me Lëvizjen Vetëvendosje apo me ndonjë parti tjetër gjatë kësaj jave.

“Nuk ka ndonjë takim të planifikuar.”, tha Mustafa duke shtuar do të bëhet e ditur nëse do të ketë ndonjë ndryshim eventual.

Kuvendi i Kosovës do të mbaj një seancë me 22 gusht për shpërbërjen e kuvendit që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve.

Një nga datat e përmendura për mbajtjen e zgjedhjeve është 29 shtatori./Indeksonline/