75 Mall Live Search
21:53 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

NISMA e vetme në zgjedhje, kaç deputetë synojnë

Nisma Socialdemokrate po insiston të shkojë e vetme në zgjedhje. Kjo parti po synon t’i ketë sē paku 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Endrit Shala, aktualisht ministër në dorëheqje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se partia të cilës ai i takon do të jenë faktor kyç për qeverinë e re.

“Ne do të marrim plus dhjetë deputet dhe do të jemi faktorë kyç në Qeverinë e re”, është shprehur Shala në Debat Plus.

Ndërsa Anëtarja e Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë  se janë të bindur që si subjekt politik të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vetëm në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdo herë. Ka pasur periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi hyrë të vetëm kështu synojmë prapë”, ka thënë Bajrami në RTV Dukagjini.