Super aksion i Unitedit që përfundohet nga Martial – shikojeni golin
Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Wolverhampton Wanderersit, në “Molineux”.
‘Djajtë e Kuq’ shënuan për 1-0 me anë të Anthony Martial, në minutën e 27-të të lojës.
Sulmuesi francez lëshoi gjuajtje të fuqishme me të majtën brenda zonës, pas një kombinimi të mirë të bashkëlojtarëve në krahun e majtë.