Ja si e komenton Muriqi golin e tij të parë zyrtar me Fenerbahçen
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi të hënën debutoi zyrtarisht me gol në fanellën e Fenerbahçes.
Ai shënoi një nga 5 golat e fitores së thellë të gjigantit turk kundër Gaziantep.
Pas ndeshjes Muriqi u shpreh i kënaqur me paraqitjen.
“Jam shumë i lumtur me fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme për ne. Edhe pse kundërshtari ndoshta nuk ka qenë shumë i fortë, për tifozët tani ishte me rëndësi të shijon një natë kaq të bukur. E njoh mirë Emren, ai bëri një pasim shumë të mirë dhe shpresoj që do të kem më shumë topa të tillë në ndeshjet e ardhshme” deklaroi Muriqi.
Sulmuesi 25 vjeçar u transferua te Fenerbahçe në këtë afat kalimtar nga Rizespor. /Indeksonline/