SHBA-ja teston raketat, Rusia: Po na provokoni!
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar më 19 gusht se kishte testuar një raketë në ishullin Shën Nikolla, të Kalifornisë.
Lidhur me këtë testim, Rusia ka hedhur akuza ndaj SHBA-së për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimet të raketës së parë, që kur është larguar nga Traktati për Armët Bërthamore.
Sergei Ryabkov, zëvendësministr i Jashtëm rus është shprehur për agjencinë e lajmeve TASS, se testimi i raketës tokësore në Kaliforni tregon se “Shtetet e Bashkuara shihet se janë nisur drejt nxitjes së tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve”.
Shtetet e Bashkuara janë larguar, më 2 gusht nga marrëveshja e vitit 1987, e cila ka ndaluar testimet e raketave tokësore dhe atyre balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilimetra.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se më 1 shkurt Shtetet e Bashkuara, do të largoheshin nga Marrëveshja për Armët Bërthamore, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kushteve të këtij dokumenti.