Polici ndjek Lamborghin-in me biçikletë
Në tokën e lindjes së diellit gjithçka është e mundur dhe kamerat e qytetit kanë kapur një oficer policie, i cili ishte vënë në ndjekje për të ndaluar një ”Lamborghini Huracan”.
Shoferi i veturës kaloi në dritë të kuqe në semafor dhe oficeri i policisë me biçikletë iu vu në ndjekje dhe e zuri në kryqëzimin tjetër.
Nuk dihet gjoba me të cilën u ‘shpërblye’ ngasësi i veturës, por një detaj interesant është se zyrtari policor u detyra të përkulej për të vënë kontaktin me sy me shoferin e”veturë ”Lamborghini Huracan”.