Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve nëpërmjet likuidimit nr. 49
Agjencia Kosovare e Privatizimit, nesër (21 gusht 2019) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nëpërmjet likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete.
Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në sallën e konferencave – hoteli ”Grand”, në Prishtinë.
Ndërsa hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30.
Siç jeni njoftuar tashmë , që nga kjo valë e shitjes se aseteve, agjencia do të zbatojë rregullat e reja të thjeshtuara të tenderit, të cilat lehtësojnë procesin e ofertimit.
Rregullat e tenderit janë të publikuara në ueb faqen e agjencisë:
Mediat janë të ftuara ta ndjekin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta.