75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

35 vjeçarja Kardashian shkëlqen me linjat trupore të ekspozuara në bikini

Ato janë ndër motrat më të përfolura në shtypin rozë gjithandej nëpër botë, motrat Kardashian njihen për paraqitjet e tyre ‘të guximshme’ në publik, shkruan Indeksonline.

Motrat Kardashian tanimë janë pjesë e ‘show-it’ televiziv “Keeping Up With The Kardashians” ku shfaqin jetën e tyre me anë të këtij emisioni.

Një ndër to është edhe Khloe Kardashian e cila së fundmi ka ekspozuar format e saj trupore në formën më të mirë, e veshur me disa bikini që vinin në pah më së miri format e saj.

Kujtojmë që Khloe ishte në krye të titujve rozë kohë më parë për shkak të ndarjes nga ish burri, basketbollisti Tristan Thompson. /Indeksonline/