75 Mall Live Search
18:13 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së Behxhet Jashari

Ndërroi jetë sot në Vushtrri, në moshën 74 vjeçare,  Behxhet Jashari, pedagog dhe drejtues në institucione arsimore mese 45 vjet, luftëtar i lirisë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi bëhet nesër në ora 13 në fshatin e lindjes – Strofc të Vushtrrisë, njofton familja.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari.