Meda e kall atmosferën, publiku këndon bashkë me të
Meda është një nga këngëtarët më të mirë sa i përket muzikës që bën, shkruan Indeksonline.
Ai është gjithashtu mjaft i angazhuar me koncerte nëpër vende të ndryshme për të qenë sa më afër publikut.
Këtë sezon është vërejtur një aktivizim i madh i Medës në publikimin e projekteve të reja muzikore.
Së fundmi ai ka mbajtur një koncert në qytetin e Ulqinit ku është pritur mjaft ngrohtë nga publiku.
Në pamjet më poshtë vërehet atmosfera e krijuar, të cilën e ka publikuar vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram në shenjë falënderimi për pritjen që ja kanë bërë. /Indeksonline/