75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet në polici personi i kërkuar, në Gjilan

Është dorëzuar në polici personi që kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime në fshatin Uglar të Gjilanit, raporton Indeksonline.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se rasti kishte ndodhur më 17 gusht ndërsa pas tri ditësh i dyshuari është paraqitur në stacionin policor.

Po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar një revole ‘Zoraki’ e kalibrit 7.65mm.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/