75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mori peng autobusin me 37 udhëtarë, qëllohet për vdekje nga snajperi

Policia ushtarake ka vrarë një person që mbajti peng rreth 37 pasagjerë për më shumë se tri orë në një autobus në qytetin brazilian Rio de Janeiro.

Në një postim në Twitter, policia tha se të gjithë pengjet ishin liruar pasi një snajper qëlloi për vdekje rrëmbyesin.

Policia rrethoi autobusin i që kishte ndaluar në një urë që lidh Rion me Niterói-n.

Asnjë nga pengjet nuk u plagos, tha policia.

Një zëdhënës i policisë ushtarake, Kol Mauro Fliess, tha për një program televiziv vendas se snajperi hapi zjarr kur rrëmbyesi u shfaq në derën e autobusit, duke mbajtur armën në kokën e njërit prej pengjeve.

Col Fliess tha për Bom Dia Rio se arma që burri mbante ishte një armë lodër.

“Kjo është forca e policisë që ne duam ta shohim. E shtëna me snajper ishte e nevojshme për të shpëtuar njerëzit në autobus”, tha koloneli.

Të paktën 6 pasagjerë ishin çliruar para se të qëllohej për vdekje rrëmbyesi. Ndërsa policia raportoi se pengmarrësi kishte hedhur benzinë në autobus dhe kërcënoi t’ia vinte flakën. Zyrtarët thanë se pengmarrësi identifikoi veten si një polic, por ende nuk është konfirmuar.