Shaqiri me bashkëlojtarë bëjnë spektakël, në stërvitje
Liverpool po vazhdon stërvitjet para ndeshjes kryesore të javës së tretë ndaj Arsenalit.
Të dy ekipet janë të vetmet që i kanë nga dy fitore në dy ndeshjet e para dhe ky rekord do të marrë fund këtë fundjavë, shkruan Indeksonline.
Gjatë stërvitjes së sotme në ekipin e Liverpool bie në sy disa ‘trike’ në mes Xherdan Shaqirit, Sadio Manes dhe Joel Matip.
Ata shihen shumë në formë përderisa tregojnë kualitetet e tyre./Indeksonline/