Juventus cakton çmimin për Emre Can
Gjigantët italianë të Serie A, Juventus kanë zbuluar çmimin për mesfushorin Emre Can.
Ish-lojtari i Liverpool po vlerësohet i tepërt nga menaxhimi i ri i klubit, veçanërisht pas ardhjes së mesfushorëve Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot në një transferim falas.
Sipas Tuttosport, kampionët në fuqi të Italisë kanë vendosur një çmim prej 30 milion eurosh për 25-vjeçarin, transmeton Indeksonline.
Sidoqoftë, klubi me bazë në Torino nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Emre Can deri më tani./Indeksonline/