75 Mall Live Search
17:46 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tahiri: Ne do t’i dërrmojmë grupet kriminale, kudo qofshin ato

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas një vizite në  hapësirën ku shtrihen asetet e konfiskuara bashkë më kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se me ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë kemi hapur front të ri dhe po punojmë në atë drejtim.

Tahiri përmes një postimi nnë Facebook ka thënë se Me ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë kemi hapur front të ri dhe po punojmë në atë drejtim.

Ja postimi i tij në Facebook:

Grupet kriminale dhe të korruptuarit duhet t’i ndalojmë me çdo mjet, në çdo kohë dhe në çdo vend. Hallka kryesore në këtë drejtim, përveç ndalimit, është edhe konfiskimi i pasurisë së tyre. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit dhe PDK-së, z. Kadri Veseli, sot vizituam hapësirën ku shtrihen asetet e konfiskuara që janë përfituar me krim e korrupsion. Ka qenë synim i imi si Ministër i Drejtësisë që këtë hapësirë ta shtojmë e ta mbushim kënd me kënd. Me ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë kemi hapur front të ri dhe po punojmë në atë drejtim. Vetëm duke konfiskuar pasurinë e paligjshme, ne do t’i dërrmojmë grupet kriminale, kudo qofshin ato, në biznes, politikë apo në veprimtari ilegale. Bashkërisht dhe më fuqishëm, do ta vazhdojmë këtë betejë duke parandaluar e luftuar krimin e korrupsionin deri në zhbërjen e tyre.