Një nënë e përkushtuar si Kim Kardashian, pozon pranë fëmijëve
Kim Kardashian është një nga figurat më të njohura të mediave rozë në nivel ndërkombëtarë dhe për këtë arsye ajo qëndron gjithnjë nën llupën e mediave për secilën lëvizje që ajo bën, shkruan Indeksonline.
Falë formave trupore ajo ka marrë një vëmendje të madhe në publik, e të qenit nënë nuk e ka penguar atë aspak të mbahet në formë të mirë.
Kim dhe reperi Kanye West kanë 4 fëmijë dhe bukuroshja duket se është një nënë e përkushtuar.
Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj në ishujt Bahamas dhe ata duken një familje shumë e lumtur dhe e kompletuar. /Indeksonline/

