Ousmane Dembele ka refuzuar “disa klube të shkëlqyera evropiane” për të qëndruar në Barcelonë
Anësori i Barcelonës Ousmane Dembele nuk do të largohet nga klubi këtë verë “pavarësisht interesit nga disa klube të mëdha evropiane”, thotë agjenti i tij.
Ai erdhi pas largimit të Neymar por përformanca e tij ishte shumë larg pritshmërive, shkruan Indeksonline.
Lëndimet gjithashtu ishin një nga problemet më të mëdha të tij pas ardhjes nga Dortmundi.
Por përfaqësuesi i Dembele, Moussa Sissoko, ka qenë i shpejtë për të distancuar klientin e tij nga bisedimet për një largim, pavarësisht rritjes së shqetësimeve.
“Doja të sqaroja në mënyrë të vendosur dhe përfundimisht situatën e Ousmane Dembele,” tha Sissoko për L’Equipe .
“Ousmane ndjehet mirë brenda klubit dhe ai mbetet i vendosur të imponohet në një afat të gjatë.”
Sissoko vazhdoi të shtojë se ka pasur një interes të shprehur për francezin, por Dembele thjesht nuk ka dëshirë të largohet nga Barça. /IndeksOnline/