75 Mall Live Search
23:08 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare shpejt e mbyllë Instagramin që të mos e turpëroj babain

Bebe Rexha është një nga këngëtaret e suksesshme shqiptare që ka arritur sukses të madh ndërkombëtarë me veprimtarinë e vet, shkruan Indeksonline.

Por së fundmi asaj duket se i ka dalë një problem me babain e saj të cilit po i pengojnë postimet e vajzës së saj Bebe dhe duket se i ka kërkuar asaj të jetë e kujdesshme në këtë pikë.

Ajo tha: “Unë jam mësuar të postoj gjëra dhe të mos jem e kujdesshme, por me të vërtetë nuk mund ta bëj këtë. Jam mësuar të ndajë fotografi të ndryshme, por kjo gjë u bë masive. Unë dhe babai im kemi relacione vërtetë të mira dhe ai vetëm po kujdeset për vajzën e tij, por unë i thashë: “Nuk duhet ta kem Instagram atëherë, baba”. Unë jam duke punuar për këtë, por ndonjëherë më vjen keq.”

Dhe këngëtarja 29-vjeçare do të merrte në konsideratë hedhjen në telefon të saj siç bëri Ed Sheeran pasi ajo mendon se është një ide “gjeniale”, por nuk është e sigurt se sa e suksesshme do të ishte ajo. /Indeksonline/