”Apple Card” hap llogari në ”Twitter”
Me lëshimin në qarkullim të ”Apple Card”, kompania ka hapur edhe një llogari për të në Twitter, ku pritet të tregojë të gjitha opsionet dhe risitë që ndodhin në të.
Karta e kreditit që nuk ka tarifë, është e teknologjisë së lartë dhe fillimisht u lansua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa është vetëm çështje kohe kur do të shfaqet edhe në shtete tjera.
Llogaria në ”Twitter”, që ende nuk ka ndonjë postim dhe nuk ndjekë askënd, pritet t’i ndihmojë shfrytëzuesit e këtij produkti të ri, që pritet të jetë shumë praktik.
Njohësit e teknologjisë, kanë thënë se ”Apple Card” tashti do t’i lidhë njerëzit edhe më shumë me iPhonet e tyre nga shfrytëzohet ky opsion.