”Forbes” publikon listën e aktorëve më të paguar në botë, kryeson The Rock
Forbes ka publikuar listën e 10 aktorëve me pagën më të lartë në botë në vitin 2019 .
Lista u kryesua nga aktori i Hollivudit, DWayne Johnson, i njohur më së mirë si The Rock, duke fituar 89.4 milion dollarë, thuhet në raport të Forbes, transmeton Indeksonline.
Duke u bazuar në suksesin e Misionit Mangal, Kumar është i vetmi aktor nga Bollywood që paraqet në listën e Forbes të 10 aktorëve me pagë më të lartë në botë.
Sipas listës, aktori i dytë më i paguar në botë është aktori australian Chris Hemsëorth, një nga aktorët e shumtë nga Marvel.
Fitimi i Chris Hemsworth është 76.4 milion dollarë midis qershorit 2018 dhe qershorit 2019.
Robert Doëney Jr rendit në numrin tre me të ardhura prej 66 milion USD gjatë qershorit 2018 dhe qershor 2019.
Jackie Chan është aktori i pestë më i paguar në botë me 58 milion dollarë amerikanë ndërsa pozicioni i gjashtë u vulos së bashku nga Bradley Cooper dhe Adam Sandler me 57 milion dollarë
Chris Evans zë vendin e tetë duke fituar 43.5 milion dollarë ndërsa i nënti u vulosë nga Paul Rudd me 41 milion, ndërkaq në pozitë e dhjetë, Will Smith me 35 milion.
Më poshtë lista e 10 aktorëve me pagë më të lartë në botë të vitit 2019:
Dwayne Johnson – 89.4 milion dollarë
Chris HemsWorth – 76.4 milion
Robert Downey Jr – 66 milion
Akshay Kumar – 65 milion
Jackie Chan – 58 milion
Bradley Cooper – 57 milion
Adam Sandler – 57 milion
Chris Evans – 43.5 milion
Paul Rudd – 41 milion
Will Smith – 35 milion./Indeksonline/