Reali vihet pas portierit të Milanit, mund ta marrë falë
Keylor Navas ka njoftuar se do të largohet nga Real Madridi dhe destinacioni i ardhshëm mund të jetë PSG-ja.
Mbretërit tashmë janë duke kërkuar që të gjejnë një zëvendësues të tij që do të jetë portieri i dytë pas Cortouisin.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, 13 herë kampionët e Evropës kanë kontaktuar Milanin për shërbimet e Pepe Reinasit.
36- vjeçari mund të pranojë këtë ofertë pasi që mund të kthehet në vendlindje për të përfunduar karrierën. /IndeksOnline/