75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barcelona e interesuar për mesfushorin e Juventusit

Pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldo verën e kaluar dhe yllit të Ajaxit, Matthijs de Ligt në fillim të kësaj vere, dukej e mundshme që Bianconerët do të duhej të fillonin të largonin disa lojtarë.

 Disa lojtarë kanë qenë afër largimit, siç janë mesfushori francez Blaise Matuidi, mesfushori gjerman Sami Khedira, sulmuesi italian Gonzalo Higuain dhe sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, asnjë nga ta nuk la klubin. Duke pasur parasysh këtë, Juventus duket se është i shqetësuar për stabilitetin e tyre financiar dhe po kërkonë të bëjë disa shitje.

Sipas asaj që është raportuar nga  La Gazzetta dello Sport, Barcelona po kërkon të përfitojë nga pasiguria financiare e Juventusit duke u përpjekur të aranzhojë një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin uruguaian Rodrigo Bentancur, 50% e të drejtave të të cilit i përkasin Boca Juniors./Indeksonline/.