Roja e pyllit i plagos me thikë 2 persona
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në Vushtrri, pasi gjatë një përleshjeje janë goditur me thikë nga i dyshuari rojë pylli.
Incidenti ka ndodhur më pasditen e 21 gushtit, kur dy të lënduarit janë takuar nga roja e pyllit derisa ishin, duke vjedhur dru.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Të tre personat e përfshirë në rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, roja e pyllit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar/Indeksonline/