75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Prishtinë, bllokohet totalisht rruga “Agim Ramadani”

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë është bllokuar totalisht që nga ora 13:00 si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë nëntë vetura dhe një kamion, raporton Indeksonline.

Shumë vetura janë bllokuar që nga ajo kohë, ndërsa e kanë të pamundur lëvizjen pa u larguar veturat e aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident janë lënduar tre persona ndërkohë që njësitet përkatëse po merren me hetimin e aksidentit./Indeksonline/