Kosovare Asllani i nënshtrohet një operacioni, ja sa do të mungojë
Kosovare Asllani i është nënshtruar një operacioni në gishtin e dorës.
Asllani e cila këtë verë u transferua në ekipin madrilen, Tacon, që nga sezoni i ardhshëm pritet të quhet Real Madridi, pritet të mungojë për një javë, ndërsa pritet të rikthehet për ndeshjen e 3 shtatorit ku Suedia e zhvillon ndaj Lituanisë, shkruan Indeksonline.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ndërsa edhe Kosovare Asllani e ka postuar një fotografi në Instastory./Indeksonline/
