Drenica e turpëron Llapin
Është luajtur ndeshja tjetër në kuadër të Super Ligës së Kosovës, në mes Drenicës dhe Llapit.
Drenica qysh në pjesën e parë kishte 2 mundësi të mira shënimi, ndërsa Llapi nuk pati ndonjë rast konkret në pjesën e parë.
Batatina kishte inkuadruar në ndeshje Valmir Veliun në vend të Labinot Osmanit dhe Arbnor Ramadanin në vend të Enis Zabërgjës mirëpo as ky zëvendësim nuk solli sukses për Llapin, shkruan Indeksonline.
Ishte Drenica ajo që shënoi golin e parë, me futbollistin Harmon, kurse goli i dytë u shënua nga Osman Mëziu e nuk mungoi as Qemail Elshani që shenoi golin e tretë, për të përfunduar kështu edhe e gjithë ndeshja./Indeksonline/.