75 Mall Live Search
19:39 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tahir Batatina arsyetohet pas humbjes nga Drenica

Llapi ka humbur ndeshjen me Drenicën me rezultat 3:0.

Ishte Drenica ajo që shënoi golin e parë, me futbollistin Harmon, kurse goli i dytë u shënua nga Osman Mëziu e nuk mungoi as Qemail Elshani që shenoi golin e tretë, për të përfunduar kështu edhe e gjithë ndeshja.

E për këtë ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Drenica e bëri diferencën me ashpërsinë e vet. Dy futbollistë na u lënduan për shkak të lojës së ashpër të futbollistëve të KF Drenicës në pjesën e parë të lojës. U detyruam ti largonim dy sulmuesit kryesor. Kur humbet dy futbollistët kryesor brenda një pjese është e vështirë për një skuadër dhe e vështirë ishte edhe për ne, megjithëse u munduam të reagonim në pjesën e dytë”, deklaroi Tahir Batatina për “Super Sport Kosova”.

“Nuk është pritur një humbje kaq e thellë, por sidoqoftë është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit dhe ka shumë kohë për ndeshjet në vazhdim që ne të rikuperohemi dhe të shohim gabimet ku duhet përmisohemi”, mbylli deklaratën e tij Batatina.