Përmallohet Rita Ora, ndjen mungesë për këtë vend
Rita Ora është rikthyer në Londër pas turneut të saj në vende të ndryshme të botës.
Këngëtarja shqiptare, pas turneut të suksesshëm ka filluar punën për projekte të reja, shkruan Inkdeosnline.

Por, me tu rikthyer nga koncertet ajo ka filluar ta ndjejë mungesën dhe këtë e ka treguar përmes disa videove që ka publikuar.
“Po më mungon Itali, këtë e kemi bërë së bashku”, ka shkruar Rita teksa merr duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga adhuruesit e saj.

Ndryshe, ‘Ritual’ mban titullin projekti i saj i fundit që erdhi në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blu./Indeksonline/