Të hënën LDK nominon kandidatin për kryeministër!
Lidhja Demokratike e Kosovës as sot s’ka marrë vendim rreth kandidatit për kryeministër.
Indeksonline mëson se javën e ardhshme, respektivisht të hënën, të zgjidhet kandidati/kandidatja për kryeministër të LDK-së.
Ndryshe, LDK-ja sot ka vendosur që Arban Abrashi të jetë sekretar organizativ i partisë.
Ndrësa, pjesë e takimit të sotëm nuk ishin dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.





